Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës, të cilat priten të intensifikohen edhe më shumë orëve në vazhdim.
Durmishi përmes një shkrimi në Facebook tha se ekipet e mirëmbajtjës janë mobilizuar dhe janë në teren për tu kujdesur që rrugët të jenë të kalueshme.
“Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Përsonalisht kam vizituar disa rrugë dhe aktualisht ndodhem në Mitrovicë. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, shkroi Durmishi.
Të tjera
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez
Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme
Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon