Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet akoma në arrati.
Gjithashtu, media ka mësuar se Fatos Dragusha është i dyshuari për dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.
Lajmin për incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë.



Të tjera
Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?
Shkenca tregon çfarë duhet të bëjnë meshkujt, për të kryer më shpesh marrëdhënie intime
Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar