Një postim i yllit shqiptar të futbollit, Lorik Cana, ka çartur disa media në Serbi.
Një postim brilant i ish futbollistit nga Kosova, ka tronditur serbët sidomos një pamflet serb “Kurir”.
Cana ka postuar një shkrim me fotografi duke falënderuar NATO-n që para 26 viteve bombardoi agresorin serb.
Postimi i yllit shqiptar, Lorik Cana
Ky farë pamfleti ka shkruar kësisoj: “Lorik Cana e gjeti veten në qendër të vëmendjes për një lëvizje që nuk i përshtatej një profesionisti”.
Para 26 viteve NATO kreu sulme shembullore ndaj Serbisë agresore që vrau e masakroi me mijëra shqiptarë.
“Filloi një fushatë bombardimi që do të mbahet mend përgjithmonë. Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana hapi plagë të vjetra me një postim provokues, skandaloz në profilin e tij në Instagram ditën e fillimit të NATO-s”, shkarravit soji i këtij pamleti serb.
Të tjera
Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale
Su*lmet e fundit të Iz*raelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke