Bashkimi Evropian po përgatitet të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të presidentit amerikan Donald Trump dhe do të punojë me partnerët e tij në këtë drejtim, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Britaninë për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me Starmer në Londër më 24 prill si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për të Ardhmen e Sigurisë së Energjisë.
Von der Leyen shprehu vendosmërinë e saj për të punuar me partnerët për t’iu përgjigjur këtij realiteti të ri për ekonominë globale, duke pranuar se çdo partner tregtar do të veprojë sipas prioriteteve të veta.



Të tjera
Konsumoni ullinj çdo ditë, parandaloni këto sëmundje
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Kosova me kërkesë të qartë ndaj Serbisë: Hape arkivën e Brigadës 37