Ish bashkëluftëtari i heroit, Sali Çekaj, Saim Tahiraj ka reaguar pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, ku ka rezultuar me disa serbë të arrestuar.
Tahiraj thotë se, arrestimi i disa serbëve që ndodhi dje në Kosovë, të cilët ishin struktura të sigurisë serbe, është tregues që në vazhdimësi vepron agjentura shtetërore serbe.
“Të gjitha aksionet serbe në Kosovë, qofshin individuale, në grupe të vogla apo të mëdha, janë pjesë e një lufte speciale të organizuara mirë, të strukturuar profesionalisht, të përgatitura teknikisht nga shteti serb, që për qëllim kanë destabilizimin e shtetit të Kosovës. Të gjitha këto janë sulme direkte kundër shtetit të Kosovës”, thotë Tahiraj.
Tahiraj thotë se, në këto kohë kur Serbia gjendet në një krizë ku pushteti aktual është i rrezikuar nga protestat studentore, përpiqet që me aksione të tilla të tërhjek vëmendjen e popullit serb në Kosovë.
Ai thotë ndër të tjera për ‘Bota sot’ se, gjithashtu në këto situata populli shqiptar duhet të jetë më vigjilent, të bashkëpunoj ngushtë me organet e sigurisë dhe t’i njoftoj ato për çfarëdo dyshimi.
“Kosova është e të gjithëve, andaj duhet të kujdesemi të gjithë për të. Vetëm të bashkuar dhe të koordinuar shteti me popull mund të jemi të suksesshëm në mbrojtjen e Kosovës sonë të dashur”, thotë ai.
Të tjera
Përse nuk duhet të pini ujë kur jeni në këmbë
U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor
Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë