Lufta kundër makinave të lira kineze vazhdon pasi Turqia njofton vendosjen e një takse prej 40 për qind për importet kineze.
Masa vjen pas detyrimeve të ngjashme të aplikuara nga SHBA-ja, e cila së fundmi njoftoi se do të rriste tarifat e importit për automjetet elektrike kineze nga 25 për qind në 100 për qind, shkruajnë mediat e huaja.
Deficiti tregtar i vendit ishte 45.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Tarifa shtesë janë vendosur tashmë për makinat elektrike që nga viti 2023, të dizajnuara për të mbështetur prezantimin e TOGG T10X në fund të vitit 2023, makina e parë elektrike e prodhuar në vend.
Projekti i makinave elektrike të Turqisë ishte një premtim kryesor i fushatës për presidentin Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës