Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar si absurd dhe të pajustifikuar.
Haxhiu u shpreh se opozita është e vetëdijshme për faktin që Vetëvendosje tashmë i ka numrat për të ecur përpara me krijimin e institucioneve.
“Ata e dinë që i kemi numrat. Nëse të tregoj ty, më nuk është interesant,” tha ajo me ironi, kur u pyet konkretisht për numrin e votave të siguruara.



Të tjera
Prattipati: Kosova ka lidhje të jashtëzakonshme dhe të forta me SHBA-në
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra