Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten mbrëma ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar në Prizren për nder të shënimit të 8 Prillit, Ditës së Romëve, duke konfirmuar përkrahjen për këtë komunitet, dhe angazhimin për të rritur mundësitë për shkollim e arsimim, punësim e shëndetësi dhe mirëqenie.
Një shoqëri më e barabartë sipas Kurtit është një shoqëri që krahas përfitimeve, i shton edhe mundësitë për të kontribuar, gjë që rezulton në mirëqenie dhe zhvillim.
“Data 8 prill është një datë krenarie për komunitetin rom. Gëzohem që jam këtu për të festuar bashkë me juve. Jam i lumtur që të konfirmoj nga këtu, në mesin tuaj, përkrahjen e qeverisë sonë dhe timen, ndaj komunitetit tuaj, që ka një trashëgimi të vjetër në shoqërinë tonë dhe kontribut të çmuar për shtetin tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar angazhimin e përbashkët me pjesëtarë e përfaqësues të komunitetit rom për progres në disa fusha.
Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit të ZKM-së, ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit rom.
“Ne angazhohemi çdo ditë për bashkëpunim edhe më të thellë për realizimin e synimeve të përbashkëta – për më shumë barazi dhe më shumë mirëqenie”, është shprehur Kurti, duke uruar Ditën e Romëve.



Të tjera
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum