Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka thënë se refuzimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për takim me kryeministrin në detyrë para seancës të së enjtes është joinstitucionale dhe joserioze.
Ajo ka thënë se veprimet e LDK-së po bëhen nga inati që sipas saj është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Statovci ka thënë LDK dëshpërimin e tyre po e shpërfaqin ndaj tërë spektrin politik.
“Aspak institucionale dhe joserioze në kuadër të interesit të përgjithshme që ka vendi dhe interesit të kohës dhe nevojave qytetare. LDK-ja është zhytur në inate pas rezultatit të zgjedhjeve që ka marrë, sepse e ka proklamuar veten edhe si fituese e zgjedhjeve dhe ka përfunduar e treta që e bënë atë me një humbje të thellë karshi pritjeve të saj. Dëshpërimi i tyre është i thellë dhe këtë po e manifestojnë me një inat dhe këtë qasje destruktive e kanë ndaj të gjithë spektrit politik”, ka thënë ajo.
Sa i përket seancës së nesërme Statovci ka thënë se mbetet optimiste duke thënë se ata nuk ndryshojnë qëndrim për kandidaturën.
Të tjera
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi