Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), Zukan Helez, i ka lëshuar një urdhër Shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të BiH (FA BiH) që të mos lejojë Presidentin e Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, Kryetarin e Parlamentit të RS, Nenad Stevandiç dhe Kryeministrin e entitetit, Radovan Vishkoviq, të hyjnë në vendndodhjet e ushtrisë.
Urdhri vjen përpara Ditës së Ushtrisë së RS dhe Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të BiH, e cila festohet të hënën, më 12 maj.
Ngjarja qendrore do të mbahet në kazermat e Kozarës në Banja Luka.
Gjykata e BeH ka lëshuar një urdhër të brendshëm për Dodikun, Stevandiqin dhe Vishkoviqin, sepse ata vazhdimisht iu përgjigjën thirrjeve të prokurorisë për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, raporton N1./Kosova Post/



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë