Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti th sot se është pikërisht ai së bashku me ministrin Arben Fetai ai që i ka mbrojtur interesat kombëtare shqiptarë në qeveri.
Ai tha se çështjeve etnike ju ka dalë zot, duke përmendur dhe disa prej tyre.
“Çështjeve etnike ju kam dal zot unë në qeveri si zëvendëskryeministër i parë por edhe Arben Fetai si zëvendëskryeministër i dytë.Bashkarisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhët dhe në tema të tjera etnike”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se Taravari nuk është ankuar kurrë për mos realizim të çështjeve etnike shqiptare nga qeveria aktuale.
“Jo, nuk është ankuar. Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen”, tha Mexhiti.
Kujtojmë se kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari u distancua nga VLEN dhe u largua nga qeveria me arsyetimin se puna e koalicionit nuk ka shkuar siç duhet drejt realizimit të ndryshimit që e kanë pritur shqiptarët.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nëpër anketa ishin shprehur se nuk janë të kënaqur nga puna e partive shqiptare në qeveri.



Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore