Policia e Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar një shqiptar, Besnik Ismajlaj, 53-vjeçar, pasi që i njëjti ka hyrë me një armë të mbushur në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare.
Ismajlaj, kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën e tij të dorës, sipas policisë.
Videoja e publikuar e kamerave të trupit tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet hipin dhe e shoqërojnë nga avioni, raporton New York Post.
Kur oficerët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha atyre: “Po, është në çantën time”, sipas një raporti policor të marrë nga CBS News.
Ismajlaj është shfaqur i qetë dhe bashkëpunues, derisa oficerët kontrollonin çantën e tij dhe gjetën pistoletën, sipas videos.
Ismajlaj, nga St. Charles, Ill., e futi pistoletën përmes Pikës së Kontrollit të Sigurisë 2 në Terminalin 1 të O’Hare gjatë një ndërrimi turni të TSA-së më 15 prill.
Një agjent i TSA-së pranoi se e pa armën në makinën me rreze X, por Ismajlaj futi dorën brenda, mori çantën e tij dhe u nis për në fluturimin e tij përpara se ata ta konfiskonin, thanë zyrtarët e TSA-së, sipas CBS.
Një udhëtar tjetër që priste në radhën e sigurisë u dha gjithashtu policëve një përshkrim se si dukej pasagjeri me armë në dorë.
Pasi u nxorr nga avioni dhe u arrestua, videoja tregon policët duke e ngarkuar atë në pjesën e pasme të një furgoni policie në pistë dhe duke e çuar në një dhomë pritjeje ku ai i lexoi të drejtat e tij Miranda, transmeton Gazeta Express.Ismajlaj u akuzua për një kundërvajtje për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në aeroport.
Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 qershor.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore