Një incident ka ndodhur në korridoret e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet liderit të partisë E Majta (Levica) dhe deputet, Dimitar Apasiev, dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski.
Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti i VMRO-DPMNE-së i ka shprehur pakënaqësi kryetarit të Levicës për publikimin e shpenzimeve të tij të udhëtimit dhe ka filluar me fyerje në baza personale, ndaj çka ka reaguar ashpër deputeti i Levicës.
Në fyerjet e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së ka përmendur edhe gruan dhe fëmijët e Apasievit. Sipas burimeve të “Lokalno”, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit, raporton Ina Online.
Siç mësohet, Ristevski ka filluar t’i bëjë kërcënime Apasievit, pas çka Apasiev ka hedhur filxhanë drejt tij, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
30 milionë, Nkunku shitet nga Milani me urgjencë
Kosova ndër ekonomitë më stabile në rajon, thotë Banka Botërore
Efektet e shëndetshme të kungullit