Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

 

 

Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje po insiston që ta mbajë në mënyrë imponuese kandidaten e saj për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, për të cilën tha se nuk e ka marrë shumicën e deputetëve dhe nuk do të mund ta merr.

“Në emër të PDK-së kërkova që kryetari i VV-së, deputeti Kurti ta ndryshojë kandidaten, të vijë me një propozim që ka mjaftë në grupin e tij parlamentar që e marrin shumicën, një gjë e tillë nuk pres që të ndodhë dhe fatkeqësisht jemi në situatën pothuajse të njëjtë”.

“Ne shkuam në takim për t’i shprehur qëndrimet tona dhe dhënë kontributin për të gjetur një rrugëdalje. Nuk ka dalur tym i bardhë”, u shpreh Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Krasniqi u shpreh se gjatë diskutimeve ka propozuar që Osmani, në zbatim të përgjegjësive dhe prerogative kushtetuese që i ka, të garantojë funksionimin e institucioneve dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese qoftë me pyetje kushtetuese apo përmes dërgimit të një lënde në Gjykatën Kushtetuese për krejt procesin zgjedhor.

“S’ka risi, s’jam optimist që Kurti do ta ndërrojë qëndrimin. Ai nuk i ka votat as për komision, as për kryetare as për kryeministër. Duke mos i pasur votat, po e mban peng krejt shtetin”, tha ai.