Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga takimi me presidenten Vjosa Osmani nuk pati ndonjë zgjidhje të moskonsitutimit të Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe me liderët e partive të tjera politike, ai ka pohuar se nuk pati ide të tjera për të gjetur një zgjidhje.
“Patëm një takim konsultativ të thirrur nga Osmani, partitë politike janë në pozicionet e tyre paraprake, nënkupton se nuk ka ndonjë zgidhje evetuale për ngërgin politik, nuk ka iniciativë që do të zhvillojë gjendjen e tanishme”, ka thënë Abdixhiku.



Të tjera
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Ne kemi besim të plotë në administratën Trump
Kurti në Prishtinë premton 1 miliard investime në prodhimtari dhe ushtri