Policia në Ferizaj gjatë 24 orëve kanë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe konfiskuan pesë motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Këto konfiskime u bën në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Përmes një komunikate për media, policia në Ferizaj thotë se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, ka bërë thirrje policia, njofton KosovaPost.




Të tjera
E pini kafenë e zezë? Ja çfarë thotë shkenca për ju
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë