Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar dje në Zubin Potok, ku një person u arrestua si dhe u konfiskuan disa armë.
Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit serb ka gjetur armë dhe municion, transmeton Telegrafi.
“Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës