Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu zhvilloi takim me Presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, transmeton KosovaPost.
Haxhiu e uroi Presidenten Iotova për marrjen e detyrës dhe shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetndërtimit, subjektivitetit ndërkombëtar dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.
Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për rëndësinë e një perspektive më të qartë të Kosovës drejt NATO-s.
“Haxhiu theksoi po ashtu interesimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe arsimit, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve të dy vendeve”.
“Në takim u përmend edhe komuniteti bullgar në Kosovë, për të cilin U.D. Presidentja Haxhiu ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për respektimin e të drejtave, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në jetën publike”, thuhet në komunikatën për media.



Të tjera
5 përfitimet shëndetësore nga kosi
Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh – tashmë po paketoj librat në presidencë
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngritet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme