Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, së bashku me stafin e lartë menaxhues, pritën në takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se fokusi i vizitës së ministrave, përveç tjerash, ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.
i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se në takimin e përbashkët me stafin e lartë menaxhues, pjesë e të cilit ishin edhe stafi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, u ritheksua zotimi për të mos reshtur së hetuari e kërkuari drejtësi për krimet e luftës, si dhe u ofrua mbështetje e plotë ndaj Policisë së Kosovës, e në veçanti ndaj kësaj drejtorie mjaft të rëndësishme.



Të tjera
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit
Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes
Bayerni i vihet pas mesfushorit 100-milionësh të Premierligës