Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Zvënedëssekretarin amerikan të Shtetit e falënderoi për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.
“Takim i frytshëm me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Vlerësova SHBA-në si një vend historik miqësor, partner strategjik, aleat të fuqishëm në NATO, një aktor të pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë”.
“Falënderova për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Besimplotë se në Shqipëri do të vijnë më shumë investime amerikane në fushën e turizmit, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Begaj.



Të tjera
Probleme me hemorroide, ç’duhet të hamë?
Gjermania reagon ndaj vendimit të SHBA për tërheqjen e 5 mijë trupave
Pas ekzekutimit të të dënuarit me vdekje, reagim i ashpër nga vajza nga Kosova: ‘A është kjo drejtësi?’”