Kreu i Rrjetit të OJQ-ve Palestinase, Amjad Shawa, ka deklaruar për Al Jazeera se situata në Gaza mbetet shumë e rëndë, pavarësisht ndihmës së kufizuar që ka hyrë ditët e fundit.
Sipas tij, disa sasi mielli, formulash për foshnje dhe materiale mjekësore kanë mbërritur vetëm në jug të Gazës, ndërsa në veri nuk ka arritur asgjë.
“Njerëzit po vuajnë nga uria në të gjithë Rripin e Gazës. Ka zhvendosje masive, uri dhe mungesë të ujit kudo,” tha Shawa.
Ai shtoi se në zonën qendrore të Gazës, në Deir el-Balah, nuk ka ujë as për të pirë dhe as për përdorim të përditshëm, ndërsa spitalet janë pa furnizime të nevojshme.
“Shumica e spitaleve janë jashtë funksionit,” përfundoi ai. /mesazhi
Të tjera
Barcelona synon transferimin e Haaland
Theksohet mbështetja për sigurinë dhe dialogun
Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arr*estohen pesë persona, sekuestrohen ar*më, fi*shekë e telefona