Agjenti i Khvicha Kvaratskhelia ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga Napoli këtë verë, por klubi dhe trajneri i tyre, Antonio Conte, duan ta mbajnë gjeorgjianin në Stadio Maradona dhe tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga PSG.
Sky Sport Italia ka raportuar më të rejat e fundit rreth situatës së Kvaratskhelia pasi agjenti i anësorit tha se klienti i tij dëshiron të largohet në afatin kalimtar të verës.
Megjithatë, të dyja palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, kështu që paga e lojtarit mbetet rreth 1.2 milionë euro në sezon.
Kjo ka rritur zhgënjimin e Kvaratskhelias, veçanërisht për shkak se klubet e tjera nëpër Evropë janë gati t’i ofrojnë atij paga më të larta.
Gjigantët e Ligue 1, PSG janë favoriti kryesorë dhe sipas Sky, Napoli tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga klubi francez.
Agjenti i Kvara zbuloi muajin e kaluar se Napoli kishte refuzuar një ofertë të madhe për klientin e tij, por besohej të ishte rreth 80 milionë euro.
Largimi i gjeorgjianit nga Napoli duket se do të ndodhë në verë, pasi ai nuk pranon në asnjë mënyrë të vazhdoj me gjigantin italian.



Të tjera
Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër
Birra e rritë numrin e spermatozoideve
Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA