Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) ka njoftuar se sistemi aktual i pagesës në karikuesit për automobila elektrikë është i paqëndrueshëm.
Nevojiten masa urgjente kundër çmimeve të tepruara në stacionet publike të karikimit. Karikimi zakonisht kushton midis 60 dhe 90 centëve për kilovat-orë – dy deri në tre herë më shumë se karikimi privat në shtëpi.
Në përgjithësi, ndryshimi i çmimit mes lokacioneve, ofruesve të shërbimeve dhe tarifave mund të jetë ekstreme: nga 30 cent deri në gati 90 centë.
Një kritikë tjetër e madhe: konsumatorët shpesh duhet të nënshkruajnë kontrata të shumta pagesa për të shfrytëzuar tarifat e volitshme. Ky është një problem i veçantë për ata që nuk mund ta karikojnë makinën elektrike në shtëpi ose në punë.
Një portal i pavarur krahasues për tarifat e karikimit – i ngjashëm me ato për stacionet e karburantit – është një hap kyç drejt forcimit të besimit në infrastrukturën e karikimit dhe krijimit të transparencës, theksojnë në VDA.
Pra, në Gjermani kërkohet më shumë transparencë, kërkohen çmime më të ulëta të karikimit.
Karikimi në shtëpi është më i lirë… Nëse planifikohet një ekspansioni i madh i mobilitetit elektrik, do të duhet që gjithë kalimi të inkurajohet me zgjidhje më cilësore.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë