Sot, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi, nënshkruan marrëveshje me 6 komuna për dhënien e autoambulancave për Kujdesin Parësor Shëndetësor, përcjell Kosova Post.
Bazuar në nevojat dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 6 autoambulanca të tipit Basic Life Support, në vlerë prej 448,740 euro.
Përmes furnizimit me autoambulanca të tipit Basic Life Support, Ministria e Shëndetësisë e ngrit qasjen për qytetarët e Kosovës në shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor dhe ofron garanci për shërbime cilësore dhe të sigurta të qytetarëve.
Ndërsa në muajin shtator të këtij viti pritet të shpërndahen edhe 14 autoambulanca të tjera, duke siguruar kështu mbështetje të vazhdueshme për shërbimet shëndetësore në komuna.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetarë dhe nënkryetarë komunash, me ç ‘rast pranuan autoambulancat e ndara për komunat e tyre.



Të tjera
Qeveria në detyrë mban mbledhje, miraton një vendim
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak, 200 milionë lira për FSK-në
Trump: SHBA-ja duhet të “bëjë një udhëtim” drejt Iranit për të marrë materialet bërthamore