Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend, përcjell KosovaPost.
Përmes një statusi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”, ka shkruar ajo.
Sipas Kusari-Lilës, me bashkëpunim dhe përgjegjësi do të gjendet rruga për të dalë nga kjo situatë.



Të tjera
Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti
Të shtunën shpallet lista e Shqipërisë
“Deklarata që po bën bujë: Bytyçi e quan vendimin fitore për Kosovën dhe goditje për politikat anti-shqiptare”