Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egjiptian Veton Berisha.
Ky takim vjen pasi e para e vendit ka ftuar liderët e partive politike për bashkëbisedime konsultative rreth ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës për afër tre muaj, transmeton KosovaPost.
Të mërkurën presidentja u takua me kryetarët e subjekteve më të mëdha politike në vend, duke vazhduar të takohet të enjten me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, derisa sot ajo zhvilloi takim edhe me Berishën.



Të tjera
Si ta ndihmoni një fëmijë që ndihet i dështuar
Dorëheqja s’më pengon të jem pjesë e grupit të VV-së në Kuvend
Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre