Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë.
Policia ka bërë të ditur se më 02.07.2025, rreth orës 20:45, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj, Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.
“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi i sigurimit, të lëshuar nga autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për jetën tënde
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin