Alarmi për mjetin e dyshimtë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës ka detyruar Policinë t’i largojë nga salla deputetët dhe të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe ekipet mediale.
Nga Kuvendi tashmë kanë dhënë një përgjigje për Klankosova.tv, duke e konfirmuar rastin, por pa u lëshuar në detaje.
“Policia e Kosovës ka njoftuar për një kërcënim me bombë brenda objektit të Kuvendit dhe ka kërkuar prej të gjithëve, deputetëve dhe personelit, që të largohen nga objekti. Për më shumë ju njofton Policia.” Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë, ku po ofrojnë siguri./ Klankosova.tv



Të tjera
Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, sa duhet të pini
Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më të rinj, hajini më shpesh
Si të sillemi me fëmijët tekanjozë në të ngrënë