Gazetarja Qëndresa Tërshani ka dhënë detajet më të reja rreth kërcënimit të sotëm drejtuar deputetëve të Kuvendi të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.
“Ishte diçka komplet e papritur që ndodhi këtu në Kuvendin e Kosovës, disi ishim të përgatitur që edhe kjo seancë do të kryhet për pak minuta, por as nuk filloi për shkak të një kërcënimi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata dolën jashtë me urdhër të zyrtarëve policorë,po ashtu u larguan edhe të gjitha ekipet mediale që ishin në sallë dhe në hyrjet e Kuvendit”, u shpreh Tërshani, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja thotë se sipas policisë, në Kuvend ndodhet diçka e dyshimtë, pasi kështu kishte shkuar një kërcënim tek zyrtarët e Kuvendit.
Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbuluar territorin e Kuvendit të Kosovës si dhe të objektit të Qeverisë.





Të tjera
Gjashtë mënyra të thjeshta për të pastruar trupin nga toksinat
Zbuloni ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit
Kafeina krijon varësi të rrezikshme, ja çfarë i ndodh organizmit nëse hiqni dorë prej saj