Zyrtarja e kabinetit të deputetit të Glauk Konjufcës, e cila ka pranuar thirrjen se një mjet shpërthyes është vendosur në Kuvendin e Kosovës është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.
Kështu ka mësuar tëvë1 nga burimet.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe media janë evakuuar nga Kuvendi i Kosovës, për shkaqe sigurie.
Sipas ekipit të tëvë1 i cili po qëndron atje bëhet e ditur se dyshohet për një vendosje të bombës në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë se në orët e para të së shtunës kanë pranuar një mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se njësitë kompetente policore kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar deputetët dhe mediat nga objekti.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se dikush është xheloz për jetën tënde
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin