Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka thënë se kërcënimi me bombë në Kuvend nuk duhet të shihet si rast i izoluar.
Deputetja e LVV-së ka shkruar se institucionet janë në shënjestër jo vetëm të akterëve brenda, por edhe të një strategjie të Serbisë që ta mbajë Kosovën në krizë.
“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme”, ka shkruar Selimi në Facebook.



Të tjera
PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm
10 gabimet që bëni kur debatoni me partnerin
Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, në fokus siguria rajonale