Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka avokuar për pozitën diskriminuese të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, te deputeti i Budestagut, Adis Ahmetoviq, transmeton KosovaPost.
“Me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetoviq, biseduam për domosdoshmërinë e sensibilizimit të Parlamentit të Gjermanisë dhe institucioneve tjera në Këshill të Evropës e Parlamentit Evropian me pozitën diskriminuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kamberi ka thënë se Ahmetoviq ka premtuar angazhim të drejtpërdrejtë në këtë çështje.
“Standardet e dyfishta të trajtimit të pakicave nuk janë rrugë për paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon postimi.



Të tjera
Ziejeni e pijini lëngun, lëkura e bananes është çudibërëse
E qara na ndihmon që të humbim peshë
Këshilla para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme