Vendin në ekipin e Zvicrës për Kupën e Botës 2026 e kanë të garantuar katër mesfushorë. Granit Xhaka, Remo Freuler, Denis Zakaria e Johan Manzambi, janë mesfushorët e padiskutueshëm të Zvicrës për Botërorin që nis pas disa javësh.
Por kanë mbetur edhe disa vende në mesfushë për t’u plotësuar.
Në mesin e kandidatëve për t’u përfshirë nga përzgjedhësi Murat Yakin është edhe Ardon Jashari.
“Kicker” ka publikuar listën e mesfushorëve të konfirmuar dhe atyre qe janë në garë për të siguruar vend në listën e Yakinit.
“Jashari është në rrugën e duhur për t’u përfshirë në skuadër të Zvicës. Në varësi të formacionit, ai madje mund të gjejë një vend në formacionin titullar, megjithëse ndoshta nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë ende Freulerin”, shkruan mediumi gjerman.



Të tjera
“Akt qyqar, kur s’kanë argumente, përdorin grushtet” – Haskuka reagon ashpër pas sulmit ndaj Mehanit
Drejtori i FBI-së kritikoi Serbinë para Senatit: Qytetarët kinezë të dënuar nuk u ekstraduan në Amerikë, por u kthyen në Kinë!
Siguria online e fëmijëve, drejtorët ekzekutivë të teknologjisë thirren në Kapitol të SHBA-së për të dëshmuar