Kryeziu: Ligji për amnisti ishte gabim që lejoi faljen e krimeve

Ligji për amnisti ishte gabim që lejoi faljen e krimeve

Deputetja e  Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka folur lidhur me Ligjin për Amnistinë, duke e cilësuar si një kompromis të dëmshëm që ka prodhuar pasoja të rënda për sigurinë në vend.

Në një konferencë për media, Kryeziu deklaroi se ky ligj ishte rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, të arritur më 27 qershor 2013, e njohur si marrëveshja e Brukselit, e cila sipas saj u udhëhoq nga Daçiq.

Ajo tha se kjo marrëveshje, që hapi rrugë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përfshinte edhe obligimin për amnistimin e personave të përfshirë në krime të rënda në veri të Kosovës.

“Ligji për amnisti nuk ka bërë asgjë për vendin tonë. Ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik, sepse përveç që u falën krimet, ai ligj i hapi rrugë edhe grupeve kriminale që të vazhdojnë aktivitetet e tyre, të mbështetura nga Serbia”, tha Kryeziu.