Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve të fundit të disa portaleve e pronarëve të mediave, të cilët kanë përhapur pretendime të rreme se Ambasadori i Kosovës, z. Martin Berishaj, gjoja ka shtetësi serbe, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë publike të shpërndarë për facebook, Gashi ka hedhur poshtë kategorikisht këto pohime, duke i quajtur “shpifje të ndyra të orkestruara nga inatçinj politikë” dhe “tentativë të dëshpëruar për të njollosur figurën e ambasadorit dhe Kryeministrin e vendit”.
“Disa inatçinj po duan të marrin kancerin nga Martin Berishaj e nga Albin Kurti. Mos u sëmurni kot, mjerana, se për ju dihet – por Martin Berishaj nuk ka shtetësi serbe,” tha Gashi në deklaratën e tij.
Sipas avokatit, deklaratat e një prokurori slloven, të cilave i janë referuar këto media, nuk kanë asnjë lidhje me ambasadorin Berishaj, por lidhen me një person tjetër – një shtetas serb, që jeton në Serbi dhe që nuk ka asnjë lidhje me Kosovën apo me ndonjë institucion të saj.
“Nëse ju keni ndonjë lidhje me Serbinë, ndoshta e njihni – por për fatin tuaj të keq shpifes dhe për fatin e së vërtetës: ai NUK është Ambasador i Republikës së Kosovës, z. Martin Berishaj,” shtoi Gashi.
Martin Berishaj, ambasador i Republikës së Kosovës, ka qenë më herët subjekt i akuzave të pabazuara në media, por deri më tani asnjë institucion zyrtar nuk ka konstatuar ndonjë shkelje nga ana e tij. Ai vazhdon të ushtrojë detyrën e tij diplomatike në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit si ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci.
Të tjera
“Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë
Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim i madh edhe për NATO-n
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja