Një qytetar e kishte dërguar veturën në autolarje dhe pas pastrimit e kishte kërcënuar punëtorin e i ka konfiskuar një sasi droge në vlerë prej 5 mijë eurosh, duke ia kërkuar partë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, njofton Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Si të bëjmë “gjumë të pastër”
Pesë llojet e bizneseve që mund t’i filloni pa para
Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë