Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komuna e Prishtinës dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private.
Murati në reagimin e tij në Facebook, ka pohuar se tenderi është shpallur përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave.
“Pra, diçka që mund të kryhet nga Ndërmarrja Publike me pak më shumë bashkëpunim e koordinim, po tentohet t’i jepet një kompanie private, për 16.5 milionë euro. Ky është abuzim flagrant i parave të taksapaguesve, sepse po shpenzohet për një shërbim i cili tashmë ofrohet nga një ndërmarrje publike. Për më tepër, kjo nënkupton edhe falimentimin e ndërmarrjes publike dhe largimin nga puna të qindra punëtorëve”, ka shkruar ai.
Ai ka pyetur se ku është prokuroria për këtë rast.



Të tjera
Si të bëjmë “gjumë të pastër”
Pesë llojet e bizneseve që mund t’i filloni pa para
Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë