Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi thotë se komunat vazhdimisht kanë bërë një politik karshi qeverisë, raporton GazetaBlic.

Thaçi në një intervistë për dokumentarin Expose, thotë se qeveria i ka ofruar mundësi secilës komunë vetëm se ka kërkuar projetke, ku tregon se të gjitha projektet që i ka ofru komuna e Obliqit janë përkrahur nga qeveria e Kosovës.

“Sigurisht komunat po i shohim që vazhdimisht kanë bërë një politik karshi qeverisë sepse kuptohet që ky mandat i kësaj qeverie ka qenë mandati me buxhetin më të madh ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës, duke e marrë për bazë që në vitin 2021 ka qenë rreth 2.4 miliardë buxheti dhe në vitin 2024 ka qenë mbi 3.4 miliardë buxheti, dhe sigurisht që qeveria i ka ofru mundësi secilës komunë por ka kërku projekte. Unë vij nga komuna e Obliqit dhe e di saktësisht se projektet që i ka ofru komuna e Obliqit të gjitha i ka përkrah qeveria e Kosovës pa dallim, do të thotë qeveria ka mbështet projetke të ndryshme në komunën e Obiliqit si rrugë, qerdhe dhe shumë projekte të tjera”, tha ai.

Ndër të tjera ai thekson se akuzat për mospërkrahje nga ana e qeverisë janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ku shton se çdo kryetar i çdo komune që ka dërgu projekte në qeverinë e Kosovës janë mbështetur dhe përkrahur në masë të madhe.

“Absolut nuk është kjo e vërtetë, kryetarët që janë nga LVV sigurisht kanë qenë më të përgjegjshëm dhe kanë dërgu projekte, cdo kryetar jam i bindur se cdo kryetar i cdo komune që ka dërgu projekte në qeverinë e Kosovës në masë të madhe janë mbështetur dhe janë përkrahur nga qeveria”, theksoi ai.

Deputeti thotë se nuk ka asnjë problem mes Komunës së Prishtinës dhe qeverisë, por problemi sipas tij është tek Përparim Rama i cili është në garë me Lumir Abdixhikun se cili do ta merrë LDK për ta udhëhequr.

“Po shihet se ky kryetari i Prishtinës sigurisht se ai është në garë me Lumirin se cili do ta merrë LDK për ta udhëhequr dhe nuk ka të bëjë fare me projektet mes komunës dhe qeverisë. Ai po mundohet me bë një garë mes LDK-së se cili është lideri më i fortë a Lumiri a Përparimi, sepse sa ka punu për Prishtinën, dinë qytetarë e Prishtinës me tregu. Një kompani është në domenin e Prishtinës mund të them, janë disa kompani por të gjitha janë në gjendjen shumë të keqe por kompania e cila gjendet në gjendje të mjerueshme është kompania ‘Pastrimi’, edhe atë kompani po pretendon Përparimi ta privatizoj. Pra kjo është qasja dhe vizioni i këtij kryetari të komunës që unë e them që vetem kryetar nuk është por është pretendent për tu bërë kryetar i LDK-së sepse garën ai e ka me Lumirin dhe nuk e ka garën me qeverinë”, përfundoi ai për GazetaBlic.

The post Sveçla: S’ka bllokadë për Prishtinën – LDK po fsheh dështimet me propagandë, do të mbahet mend si qeverisja më e dobët në histori të kryeqytetit appeared first on GazetaBlic.