Derisa vëmendja është te Komuna e Prishtinës për bllokim të buxhetit, nënkryetari Florian Dushi përmend dhe pengesa të tjera nga qeveria, teksa thotë se e gjitha është politike dhe për shkak të zgjedhjeve lokale, ku tani nga Vetëvendosje kandidat është Hajrulla Çeku, që thotë se u ka ndaluar punimet e shesheve.
“Së fundmi kemi pasur edhe pengesa të drejtpërdrejta apo ndalim të punimeve, siç është rasti në sheshin Xhorxh Bush, ishullin urban e raste të tjera. Kemi pasur ndalim të punimeve duke u thirrur në draft dokumente, të cilat nuk e kanë fuqinë zbatuese, dokumente që akoma nuk janë aprovuar por megjithatë ata kanë vazhduar t’i ndalin punimet dhe pikërisht emri i cili është në krye të atij institucioni paraqitet si kandidat për kryetar të Prishtinës. Pra ka një ndërlidhje mes të pengesave që i bëhen kryeqytetit dhe planifikimeve të subjektit politik të VV-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Natyrisht kjo vështirëson punën tonë por megjithatë qytetarët e Prishtinës shohin dhe vërejnë gjithë këto bllokada dhe pengesa dhe ne po vazhdojnë duke gjetur mënyra për t’i shtyrë përpara të gjitha projektet. Sa do të zgjasë kjo, sa do të kemi mundësi duke pasur parasysh kryeneqësinë e përgjegjësve për të bllokuar Prishtinën nuk e di, por megjithatë ne jemi të vendosur që të shtyjmë të gjitha proceset përpara”, ka deklaruar Dushi.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova