Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati.
Në këtë darkë pune morën pjesë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje zyrtarit amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik të vendit.
Gjatë darkës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha si investimet, diplomacia, mbrojtja dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës.
Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar më tej këto raporte.
Temë e diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet politike aktuale, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, në një periudhë të ndjeshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Vizita e Brendan Hanrahan në Kosovë po konsiderohet si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit në nivel politik dhe strategjik.



Të tjera
Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo?
Trajtimet që ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshme
Tiparet që i dallojnë njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm