Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, për të zhvilluar takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.
Haradinaj tregoi se në takimin me Hanrahan-in, ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me SHBA-në, si dhe nevojën për të thelluar partneritetin në fushën e sigurisë.
Në Facebook, kreu i AAK-së tutje thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë.
“Aleanca jonë më Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme, ndërsa përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, përfundon Haradinaj, njofton KosovaPost.



Të tjera
Shteti po investon në ju dhe ju duhet me ia kthy me medalje
Shurupi natyral kundër kollës
Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport