Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPost.
Aty janë përmbledhur takimet që ka zhvilluar Osmani me zyrtarë të lartë amerikanë dhe përfaqësues të Kongresit, siç është thënë, për të thelluar partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA’së.
Aty përmendet takimi me Zv. Sekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, Ndihmës Sekretarin në detyrë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, Ambasadoren Dorothy Shea, të ngarkuar me punë në Misionin e SHBA-ve në OKB, Senatorin Andy Kim dhe Kongresistin Ritchie Torres.
Në takimin me Landau thuhet se Osmani diskutoi për ndërtimin e kapitujve të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e Administratës Trump – me fokus në siguri, zhvillim dhe investime strategjike.



Të tjera
Mungesa e kujdesit prish dhëmbët tuaj, ja kur nis pastrimi i tyre
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore
Zjarr në një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë