Gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani ka komentuar sërish deklaratat që së fundmi ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump për çështjen Kosovë-Serbi.
Cani vuri theksin te deklarata që Trump e përmendi katër herë, se ka parandaluar një luftë të re mes dy shteteve, të cilën e konfirmoi edhe presidentja Osmani, e që më pas e njëjta u kritikua nga Richard Grenell.
Ai në një postim në Facebook ia rikujtoi disa gjëra Grenellit, e më pas tha se Osmani nuk është gabim, bazuar në atë çka ka deklaruar Trump.
Ndoshta Grenelli është duke folur për ndonjë kohë tjetër, por kjo po i bie që Presidentja nuk ka thënë asgjë gabim, apo nuk po e kuptoj unë?!”, shkroi ndër të tjera Cani, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Prit pak: kush duhet të ketë turp?
Presidenti amerikan Donald Trump prapë foli se e ka ndaluar një luftë të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kemi qenë të suksesshëm në zgjidhjen e çështjeve të luftës… India -Pakistani, e kemi zgjidhur me Kongon dhe Ruandën, një konflikt që ka zgjatur për 30 vjet…Serbinë dhe Kosovën e kemi zgjidhur , diçka që do të ndodhte …” ka thënë Trump.
Presidenti Trump e ka përmendur temën e Serbisë dhe Kosovës të paktën katër herë në paraqitjet e fundit. Ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu gjatë një vizite në SHBA, ka aprovuar ato që ka thënë Trump.
Për këtë e sulmoi Richard Grenell, emisar i Trumpit për misione speciale, i cili tha se “Është turp për Osmanin që ka manipuluar deklaratat e Trumpit…”
Ndoshta Grenelli është duke folur për ndonjë kohë tjetër, por kjo po i bie që Presidentja nuk ka thënë asgjë gabim, apo nuk po e kuptoj unë?!



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë