Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona
Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.
Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona, transmeton KosovaPress.
Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia: Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime
Sot policia e Kosovës ka nisur një aksion mbi dyshimet për keqpërdorimet e detyrës zyrtare.
Zëdhënësi Baki Kelani, the se operacioni po zhvillohen në tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.
“Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, deklaroi Kelani.
Aksioni te Agjencia Kadastrale, deklarohen nga prokuroria
Njësitet speciale të policisë mëngjesin e sotëm zbarkuan në objektin ku gjenden disa agjenci shtetërore.
Në fakt, ky aksion ka të bëjë me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.
Për këtë u deklarua edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.
Shala tha se aksioni në fjalë po zhvillohet në Agjencinë e Arkivave dhe atë Kadastral dhe lidhet me veprat penale ““ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e Arkivës dhe institutcionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo.
Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore.
Kjo përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Në oborrin e këtij objekti janë ende të pranishme forcat e Njësisë Speciale.
Për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja./EO
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel