Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan, Ritchie Torres.
Torres ka ndarë fotografi nga takimi, në rrjetin social X, derisa ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon i Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.
Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Të tjera
Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve