Ka përfunduar seanca fillestare për Igor Popoviqin, zëvendësdrejtortin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Deri tani Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka dalë me një vendim nëse të njëjtit do t’i vazhdohet paraburgimi apo do të depërtohet nga Kosova për në Serbi, transmeton klankosova.tv.
Popoviq ishte në paraburgim për 48 orë pasi u arrestua për një deklaratë të tijën nxitëse në Hoçë të Rahovecit.
“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit, raporton Klan Kosova.
Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për këtë çështje duke thënë se zyrtari i lartë i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe do ta marrë dënimin e merituar.
Të tjera
Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve