Sancho arrin marrëveshje me klubin e ri – tifozët e Man Utd të habitur nga çmimi i tij

Jadon Sancho raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u larguar përfundimisht nga Manchester United me një transferim të përhershëm. 

Pas huazimit gjatë sezonit 2024/2025 te rivali i Ligës Premier, Chelsea, Sancho u rikthye te United pasi ‘Blutë e Londrës’ vendosën të mos e blinin përfundimisht sulmuesin anglez. 

Në 31 paraqitje në Ligën Premier me fanellën e klubit londinez, Sancho realizoi tre gola dhe dha katër asistime. 
Që atëherë, 25-vjeçari është lidhur me disa klube evropiane dhe nga Arabia Saudite, përfshirë Borussia Dortmund, West Ham United dhe Juventus. 

Më herët këtë muaj u raportua se gjigantët italianë të Juventusit ishin të gatshëm të përfshinin tre lojtarë në një marrëveshje shkëmbimi për Sancho. 

Tashmë është raportuar se Sancho ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Serie A. 

Sipas mediumit italian Sportmediaset, ekziston një ‘marrëveshje e plotë’ mes Sanchos dhe Juventusit për një kontratë katërvjeçare me vlerë 6 milionë euro në vit. 

Po ashtu, thuhet se Juventusi është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për kartonin e Sanchos, ndërsa me bonuse marrëveshja mund të arrijë deri në 21.6 milionë, që përkon me kërkesën e Manchester United. 

Para se të hynte në bisedime me Juventusin, Sancho, i cili aktualisht fiton rreth 300,000 mijë euro në javë te Manchester United, i dështoi një kalim i mundshëm te Fenerbahçe. 

Gjigantët turq raportohet se ishin të gatshëm t’i ofronin Sanchos 8.5 milionë në vit, por marrëveshja nuk u finalizua.