Këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri, i njohur për publikun si Labi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Sol Summer”.
Artisti i njohur gjatë intervistës tha se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga muzika.
Megjithatë, ai ka folur edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj.

“Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor të të gjithëve,e jo veç për vete. Jeta nuk është interesant me pasë veç unë mirë, duhet me pasë edhe ju mirë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Mendoj që vendi ka nevojë për njerëz përgjegjës, njerëz që mendojnë për të tjerët si për familjen e vetë, unë jam njëri prej tyre. Kur isha pjesë e parlamentit ma bënin se bamirësinë se je në kuvend, çfarë logjike është kjo?”.
Ndër tjerash shtoi se do t’i hyjë përsëri politikës, por se kur, nuk e bëri me dije.
“Kohën s’mundem me thënë kur, por kësaj here veten s’do ta lë keq”. /Telegrafi/



Të tjera
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare
Lajmet e mira për Kosovën nuk kanë fund, ecim drejt 28 dhjetorit me suksese të tjera
Boronicat ulin rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 20%