Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën”, e udhëhequr nga Petar Petkoviq, është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
Vendimi është marrë pas arrestimit të tij, si pasojë e deklaratave fyese që ai kishte dhënë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë një vizite në Rahovec.
Lajmin e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi në Facebook.
Pas seancës dëgjimore, gjykata ka theksuar se ekziston rreziku që, në mungesë të paraburgimit, i pandehuri të ndikojë në procedurën penale ose të pengojë rrjedhën e saj normale.
Palët e pakënaqura me këtë vendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/



Të tjera
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte
Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë