Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vazhduar me aksione për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale të ujit në disa pjesë të rajonit të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha rastet e tilla, që konsiderohen si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit, do të procedohen në gjykatë kompetente.
“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”.
Ujësjellësi ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe garantimit të furnizimit të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët e rregullt.



Të tjera
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum
Përfitimet e shumta shëndetësore të limonit